Per permirsimin e infrastruktures rrugore ne qytet, nga Buxheti i Bashkise jane planifikuar mbi 70 milion leke investime Brenda vitit 2007.
Ndertimi dhe rikonstruksioni i rrugeve te qytetit ka qene premtim publik i Kryebashkiakut z. Albert Sanxhaku. Ne fillim te muajit shtator 2007 nisi puna per investimin publik, ne ndryshimin dhe permirsimin e infrastruktures rrugore ne qytet. Punimet e para kane nisur prane ish-ndermarrjes se naftes ne rajonin Nr.1 ne rrugen “Kadri Qystri”. Ketu kane startuar investimet e grupit te pare te planifikuar per vitin 2007 nga ana e qeverise vendore. Jane 12 rruge qe do te ndryshojne pamjen e tyre si dhe sherbimin per komunitetin qe banon dhe qe ka pritur prej kohesh te shoh se si mbahet premtimi i dhene.
Rikonstruksioni i rruges eshte marre nga firma ENI sh.p.k dhe ka nje gjatesi prej 360 meter. Gjeresia do te jete 4 meter, ndersa shtrimi do behet me asfalt. Ne dy anet e rruges do kete trotuare, nje mundesi kjo shume e mire per qarkullimin e kalimtareve. Per rikonstruksionin e saj Bashkia ka financuar nga fondi i saj 4 milione leke. Afati perfundimtar eshte 30 dite.
Punimet kane nisur aty ku bashkohet rruga “Kadri Qystri” me rrugen informale ne drejtim te kodres.
|