|
U festua 63- vjetori i clirimit te Lushnjes |
|
|
|
Populli i Myzeqesë e ka prezantuar veten e tij në historinë e këtij kombi si një popull trim dhe patriot, punëtor dhe liridashës, popull me tradita të larta atdhetarie. Këto tradita populli ynë i ka manifestuar më së miri gjatë periudhës së lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë italo-gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Në varrezat e dëshmorëve u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe për të nderuar gjakun dhe kujtimin e të rënëve në Luftën Nacional – Çlirimtare për liri. Në mitingun e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë Prefekti z. Daut Sula, Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj. Vasilika Hoxha , Kryetari i Bashkisë z. Albert Sanxhaku.
Banorët e qytetit përkujtuan “ 18 Tetorin ” ditën që shënoi Çlirimin e Lushnjes nga pushtuesit dhe okupatorët nazifashistë. Historia e luftës çlirimtare është dhe do të mbetet në memorjen e Kombit e patjetërsueshme.
Kryetari i Komitetit te Veteranëve të LANÇ-it të rrethit, Pasho Uruçi duke folur për luftën dhe luftëtarët e lirisë theksoi se “ populli i Myzeqesë i dha Luftës Antifashiste rreth 3500 partizanë dhe 207 Dëshmorë, që ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë”.
Pjesmarrësit i përshëndeti dhe Prefekti z. Daut Sula, i cili nënvizoi faktin se “historia e qytetit duhet të jetë në memorjen e banorëve dhe në përvjetore të ketë pjesmarrje më të gjerë”.
|