Hyrje     Qyteti     Sherbime     Biznesi     Urbanistika     Projekte     Bashkia     Opinioni  
   
U festua 63- vjetori i clirimit te Lushnjes PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Populli i Myzeqesë e ka prezantuar veten e tij në historinë e këtij kombi si një popull trim dhe patriot, punëtor dhe liridashës, popull me tradita të larta atdhetarie. Këto tradita populli ynë i ka manifestuar më së miri gjatë periudhës së lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë italo-gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Në varrezat e dëshmorëve u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe për të nderuar gjakun dhe kujtimin e të rënëve në Luftën Nacional – Çlirimtare për liri. Në mitingun e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë Prefekti z. Daut Sula, Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj. Vasilika Hoxha , Kryetari i Bashkisë z. Albert Sanxhaku.

Banorët e qytetit përkujtuan “ 18 Tetorin ” ditën që shënoi Çlirimin e Lushnjes nga pushtuesit dhe okupatorët nazifashistë. Historia e luftës çlirimtare është dhe do të mbetet në memorjen e Kombit e patjetërsueshme.

Kryetari i Komitetit te Veteranëve të LANÇ-it të rrethit, Pasho Uruçi duke folur për luftën dhe luftëtarët e lirisë theksoi se “ populli i Myzeqesë i dha Luftës Antifashiste rreth 3500 partizanë dhe 207 Dëshmorë, që ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë”.

Pjesmarrësit i përshëndeti dhe Prefekti z. Daut Sula, i cili nënvizoi faktin se “historia e qytetit duhet të jetë në memorjen e banorëve dhe në përvjetore të ketë pjesmarrje më të gjerë”.
 

Lajme

Investime Publike(9475)
Per permirsimin e infrastruktures rrugore ne qytet, nga Buxheti i Bashkise jane planifikuar mbi 70 milion leke investime Brenda vitit 2007. Ndertimi dhe rikonstruksioni i rrugeve te qytetit ka qene premtim...
Lexo më shumë...
Linje autobusi ne qytet(10172)
Ka filluar nga puna linja per qarkullimin me autobus te udhetareve ne qytet. Ky sherbim ka si qellim te lehtesoje trasportin e udhetareve ne qendrat e banuara ne periferi duke krijuar...
Lexo më shumë...
Shkolla e re e mesme ne qytet(8568)
Eshte gati projekti per ndertimin e nje shkolle te mesme te re ne qytetin e Lushnjes. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka miratuar nje fond prej 65 milione leke te reja...
Lexo më shumë...
U festua 63- vjetori i clirimit te Lushnjes(10118)
Populli i Myzeqesë e ka prezantuar veten e tij në historinë e këtij kombi si një popull trim dhe patriot, punëtor dhe liridashës, popull me tradita të larta atdhetarie. Këto tradita...
Lexo më shumë...

Historia e Lushnjes

Si qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё.

Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё

Lushnja filloi te dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin 1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.Rregjistrimet zyrtare pёr herё tё parё...

Lexo me shume mbi historine e qytetit te Lushnjes.

Statistika

Demografia

  • Qyteti i Lushnjes: 54813 banore

Rrethi i Lushnjes ka gjithsej: 45.557 familje nga te cilat :

  • Qyteti i Lushnjes: 15.964 familje
  • Qyteti i Divjakes: 2.114 familje
  • Ne fshat: 27.479 familj
Top