Developed by JoomVision.com

Zhvillohet në Lushnje Edicioni i 7-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore

Zhvillohet në Lushnje  Edicioni i 7-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore Në datat 27 dhe 28 Shtator 2014  në qytetin e Lushnjes u zhvillua Edicioni i 7-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles...

Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantieret e ndërtimit në qytetin e Lushnjës

Kryeministri Edi Rama  inspekton punimet në kantieret e ndërtimit në qytetin e Lushnjës Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga Ministria e Zhillimit Urban dhe Turizmit znj. Eglantina Gjermeni  dhe Kryetari Bashkise z. Fatos Tushe, inspektuan...

Nënshkruhet Memorandumi për të përmirëruar transparencën në Bashkinë e Lushnjes dhe të Fierit

Nënshkruhet Memorandumi për të përmirëruar transparencën në Bashkinë e Lushnjes dhe të Fierit Prezenca e OSBE-së, me fonde të qeverisë italiane, ka ndërmarrë një projekt për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën në bashkitë...

Marrëveshje mes Bashkisë dhe USAID për dixhitalizimin e të dhënave të biznesit

Marrëveshje mes Bashkisë dhe USAID për dixhitalizimin e të dhënave të biznesit Përfaqësues të USAID u mirëpritën të martën e 17 Qershorit nga Kryetari i Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe, në një takim të zhvilluar në ambjentet e institucionit...

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e banesave sociale në Lushnjë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e banesave sociale në Lushnjë Kryetari i Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe, mirëpriti të premten e 6 qershorit Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, e shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme...

Zhvillohet Panairi i Agrobiznesit, organizuar nga Bashkia Lushnjë pas 14-vitesh

Zhvillohet Panairi i Agrobiznesit, organizuar nga Bashkia Lushnjë pas 14-vitesh Me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe e mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit si dhe Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Administrimit...

Shfaqet Premiera e Filmit ”Margarita”, kushtuar Artistes lushnjare Margarita Xhepa.

Shfaqet Premiera e Filmit ”Margarita”, kushtuar Artistes lushnjare Margarita Xhepa. Në kuadër të aktiviteteve të shumta të organizuara nga Bashkia Lushnjë në kuadër të Panairit të Agrobiznesit, një surpizë e këndshme ishte rezervuar dhe për...

Fjala e Kryetarit të Bashkisë për Panairin e Agrobiznesit

Fjala e Kryetarit të Bashkisë për Panairin e Agrobiznesit Nesër qyteti ynë organizon Panairin e Agrobiznesit me pjesëmarrjen e mbi 40 subjekteve që prodhojnë dhe eksportojnë produkte bujqësore e blegtorale të rrethit të Lushnjes. Kjo veprimtari...

Homazhe kushtuar Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit

Homazhe kushtuar Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit Me homazhe të shumta, kurora me lule dhe vlerësimin e të rënëve të Luftës, u përkujtua në qytetin e Lushnjës 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. E shndërruar në një traditë, edhe...

Takim konsultativ mbi Reformën Administrative-Territoriale të Bashkisë Lushnjë

Takim konsultativ mbi Reformën Administrative-Territoriale të Bashkisë Lushnjë Në kuadër të Programit të Qeverisë Rama për hartimin dhe zbatimin e Reformës së re Administrativo-Territoriale, të martën e 22 prillit u zhvillua një takim konsultativ...

Kërkesë për leje zhvillimi

PDFPrintE-mail

User Rating: / 1
PoorBest 

Këtu mund të gjeni listën e dokumentacionit ligjor dhe teknik që duhet depozituar pranë Bashkisë Lushnjë për "Kërkesë për leje zhvillimi". Dokumentacionin mund ta shkarkoni këtu : Kërkesë për leje zhvillimi

 

BASHKIA LUSHNJE

DREJTORIA E PLANIFIKIMIT DHE KONTROLLIT TE ZHVILLIMIT TE TERRITORIT

LISTA E DOKUMENTACIONIT LIGJOR DHE TEKNIK QË DUHET DEPOZITUAR PRANË

BASHKISË SË LUSHNJES

(Kjo listë ka vetem vlerë orientuese, në cdo rast struktura përkatëse do të vlerësojë aplikimin dhe do të përcaktojë rast pas rasti në varësi të punimeve që kërkohen të kryhen llojin e aplikimit për leje dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm, sipas legjislacionit në fuqi.)

DOKUMENTAT:

1. Aplikanti duhet të ketë dokumentin që vërteton identitetin e tij dhe një fotokopje për t’ja bashkangjitur dokumentave.

2. KËRKESË PËR KRYERJE PUNIMESH, (Formulari Tip1, sipas shtojcës 2 të Rregullores), e cila duhet të plotësohet dhe firmoset nga zhvilluesi i pronës.

Nqs jemi në kushtet e bashkpronësisë, kërkesa duhet të firmoset nga të gjithë bashkpronarët ose përfaqësuesi i tyre, i autorizuar me prokurë, e cila të jetë hartuar para noterit, kopje origjinale, ose fotokopje e noteruar.

3. Çertifikatë pronësie ose dokumenti i vërtetimit hipotekor të pronës, bashkangjitur harta treguese dhe kopja e kartelës shoqëruese, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kopje origjinale ose fotokopje e noteruar, i marrë në tre muajt e fundit.

Për objekte apo troje të  privatizuara nga shteti, dokumenti i vërtetimit hipotekor të pronës duhet të shoqërohet nga origjina e pronës.

4. Kontratë sipërmarrje, e lidhur midis zhvilluesit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues që do të kryej punimet, e cila duhet të jetë origjinale dhe e lidhur para noterit.

5. Plani i detajuar vendor, për zonën ku kërkohet të ndërtohet, nëse është parashikuar  ne PPV..

6. Genplani i hartuar nga specialist i GIS-it ne Drejtorine e Planifikimit ose nga topograf i licensuar

Një kopje e genplanit, të lihet i paprekur.

7. Plani i vendosjes së strukturës në shkallë 1:500, punuar mbi një kopje të rilevimit te hartuar, (sipas modelit, 1 kopje format kalk dhe 2 kopje format letër).

8. Infrastrukturat inxhinierike në zonë. Në një kopje të planit të vendosjes në shkallë 1:500, të hidhen gjendja ekzistuese e infrastrukturave në zonë dhe lidhja e strukturës që propozohet me infrastrukturën në zonë, si edhe të merren konfirmimet nga institucionet e mëposhtëme:

· Lidhja e strukturës me rrjetin e ujësjellësit,

pranë Ujësjellës Kanalizime sha,  Lushnje.

· Lidhja e strukturës me rrjetin e kanalizimeve,

pranë Ujësjellës Kanalizime sha,  Lushnje.

· Lidhja e strukturës me rrjetin elektrik,

pranë CEZ Shpërndarje, Lushnje.

· Lidhja e strukturës me rrjetin telefonik,

pranë ALBtelekom, Lushnje.

· Lidhja e strukturës me pikën më të afërt të depozitimit të mbetjeve,

pranë Drejtorisë së Sherbimit, Bashkia e Lushnjes.

9. Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

10. Miratim nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.

11. Projekti teknik i zbatimit i cili duhet të përmbajë:

I. Projekti arkitektonik:

Bashkëngjitur projektit:

· Relacioni teknik arkitekturor, ku përfshihet tabela e të dhënave teknike.

· Licensa individuale e arkitektit (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

II. Projekti konstruktiv i strukturës:

Bashkëngjitur projektit:

· Relacioni teknik shpjegues..

· Licensa individuale e inxhinierit konstruktor (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

· Deklaratë noteriale projektuesit konstruktor, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.

III. Projekti elektrik i strukturës:

Bashkëngjitur projektit:

· Relacioni teknik shpjegues.

· Licensa individuale e inxhinierit elektrik (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

· Deklaratë noteriale projektuesit elektrik, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.

IV. Projekti hidro sanitar i strukturës:

Bashkëngjitur projektit hidro sanitar:

· Relacioni teknik shpjegues.

· Licensa individuale e inxhinierit hidro sanitar (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

· Deklaratë noteriale e projektuesit hidro sanitar, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.

V. Projekti i ngrohje ventilimit të strukturës:

Bashkëngjitur projektit ngrohje ventilimit:

· Relacioni teknik shpjegues.

· Licensa individuale e inxhinierit mekanik (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

· Deklaratë noteriale projektuesit ngrohje ventilim, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.

VI. Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit të struktures i miratuar nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH).

Bashkëngjitur projektit:

· Relacioni teknik shpjegues.

· Licensa individuale e projektuesit, (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

· Deklaratë noteriale e projektuesit me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, vetdeklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë satandarteve dhe normave teknike në fuqi.

Shënim: Për licensat e Shoqërisë Projektuese (fotokopje e noteruar), bashkëngjitur fotokopje të licensave individuale të projektuesve, me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë .

VII. Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar mbi bazën e cmimeve mesatare, të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.

VIII. Grafiku i kohëzgjatjes së realizimit të punimeve.

IX. Plani i organizimit të punimeve.

12. Oponenca teknike për të projektet e ndërtimit për të gjitha llojet e punimeve, me vlerë të preventivuar së paku 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, e kryer nga institucionet shtetërore ose ente të tjera, që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.

13. Miratim nga Drejtoria e Sherbimeve , e cila ka në administrim prerjen e drurëve dhe rigjelbërimin e zonës, në të cilën do të bëhet zhvillimi, për mbjelljen e pemëve në një zonë tjetër. Çdo pemë e prerë do të zëvendësohet me tre pemë të reja.

14. Licensa e subjektit ndërtues (fotokopje e noteruar), me kategoritë e punimeve përkatëse, për strukturën që kërkohet të ndërtohet, bashkëngjitur Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, i marrë në tre muajt e fundit.

15. Studim gjeologo-inxhinierik dhe hidro-gjeologjik, bashkangjitur licensa individuale e inxhinierit gjeolog, (fotokopje e noteruar) me kategoritë e punimeve përkatëse për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

16. Studim sizmologo-inxhinierik, bashkangjitur licensa individuale e inxhinierit gjeolog, (fotokopje e noteruar), me kategoritë e punimeve përkatëse për strukturën që kërkohet të ndërtohet, brenda afatit të vlefshmërisë.

17. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore.

18. Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, që subjekti ndërtues ka shlyer taksat dhe tarifat vendore, të parashikuara  nga pushteti vendor. Subjektet të cilët nuk janë të regjistruar në  Bashkinë  e Lushnjes të  paraqesin vërtetim për  hapjen e niptit sekondar, në mënyrë që të paguhen detyrimet përkatëse pranë Bashkisë Lushnje.

19. Gjithë dokumentacioni duhet të jetë i dixhitalizuar (në formatet jpg, pdf, dwg ose word) në mënyrë që të ngarkohet si dokument në Regjistër.

 

Informacione te Dobishme

Rrethi i Lushnjes

Rrethi i Lushnjes

Rrethi i Lushnjës bën pjesë...
Historiku i Qytetit

Historiku i Qytetit

Si qendёr e banuar Lushnja u krijua...
Emblema

Emblema

Stema ka formen e nje parzmoreje,...

Asistencë Ligjore

 Këtu do të gjeni të gjithë...
Kontakt / Contact

Kontakt / Contact

 Kontaktoni / Contact us ...

Foto Galeri

03
030
031
033
034
04
06

Na ndiqni në Facebook

Rrjeti Rinor Lushnjë

Harta e Qytetit