|
Leje per taksi Dokumentat qe do te paraqesin personat juridik e fizik qe do te konkurojne ne transportin e udhetareve,sherbim taksi 4+1( viti I prodhimit 1989 e siper) dhe 8+1(Viti I prodhimit 1995 e siper ) per vitin 2008 e ne vazhdim jane : 1.-Deshmi te aftesise profesionale te aplikantit sipas kriterit te vjetersise, si dhe te kete leje drejtimi te mjetit kategoria D. 2.-Akte vleresim i plotesimit te komoditetit te automjetit te leshuar nga drejtoria e shfrytezimit te automjeteve Lushnje. 3.-Dokumenti i verifikimit dhe i plumbosjes se taksimetrit te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Meterollogjise dhe e kalibrimit. 4.-Vertetim per vleresimin e gjendjes financiare te leshuar nga Bankat ose institucion tjeter, i cili duhet te jete i barabarte ose te kaperceje shumen e pergjithshme 30 000 lek. 5.-Aplikanti duhet te paraqese vertetim nga Gjykata e Rrethit, Prokuroria, Zyra Permbarimore ( Deshmi Penaliteti ) si dhe Drejtoria eTatim Taksave Lushnje dhe Drejtoria e Taksave Bashki per shlyerjen e taksave vendore. 6.-Leje qarkullimi.(fotokopje e noterizuar). 7.-Kolaudimi teknik (fotokopje e noterizuar). 8.-Çertifikate personale me fotografi. 9.-Vertetim nga Rajoni.
|