|
Policia bashkiake lushnje si nje organ ekzekutiv prane kesaj bashkie ka per obligim te kryej funksione ne sherbim te rendit e te qetesise publkike, stabilizimit te trafikut ne qytet, mbarevajtjen e puneve publike brenda teritorit ku ajo sherben, te jap ndihmesen e saje ne realizimin e detyrave te drejtorise tatim taksave per vjeljen e te ardhurave nga biznesi apo aktivitete te tjera publike , bazuar ne ligjin per policine bashkiake nr 8224 date 15.o5,1997, ndryshuar me ligjin nr 8335 date 23,04,1998 , zbatimit te urdherave te kryetarit te bashkise, si dhe vendimeve te keshillit bashkiak.
Duke pare rendesine e madhe te rolit e funksionit te saje kryetari i bashkise
Z. Albert Sanxhaku po jep nje kontribut te madh si ne kompletimin e organikes se kesaj policie, ashtu edhe ne fuqizimin e saje ne fushen logjistike sic mund te permendim kompletimin me uniforme te rregullt, paisjet personale qe duhet te kete nje punonjes i policise bashkiake ne sherbim,kompletimi me mjete te motorrizuara ,mjete nderlidhjeje dhe se fundi venia ne sherbim e dy motocikletave per sherbimin e trafikut ne qytet,
Kontribut te madh po jep edhe ne fushen e nxjerrjes se akteve normative qe ngarkojne me detyra kete polici . Ne funksion te kryerjes sa me mire te detyrave funksionale nga ana e policise bashkiake lushnje.
Policia e bashkise ka per detyre : - Te siguroje zbatimin efektiv te akteve te nxjerra nga Kryetari i bashkise dhe te vendimeve te Keshillit qe kane te bejne me sigurimin e rendit e te qetesise dhe mbarevajtjen e puneve publike.
- Te marre masa per ruajtjen e pasurise se bashkise si dhe te atyre qe administrohen nga ana e saj.
- Te siguroje zbatimin e urdhrave te nxjerra nga Kryetar i bashkise ne lidhje me personat juridik ose fizik , qe nuk plotesojne konform ligjit detyrimet financiare e fiskale , ndaj bashkise , si dhe cdo detyrim tjeter pasuror ndaj tyre.
- Te mbikqyre e te verifikoje nese shtetasit ne administrim te pasurise se tyre , zbatojne ose plotesojne kerkesat e akteve bashkiake.
- Te konstatoje e te parandaloje ndotjet e mjedisit , hedhjet e mbeturinave te ndryshme si dhe te sinjalizoje Kryetarin e bashkise per shfaqjet e paraziteve te demshem e te rrezikshem si dhe per rastet e shfaqjes se epidemive.
- Te ndaloje, shmangien e prishjen ndertimeve te paligjshme , te ndaloje zeniet e paligjshme te trojeve dhe te ndertesave e objekteve publike te bashkise si dhe te organizoje lirimin e tyre.
- Te kujdeset per qetesine publike , duke shmangur zeniet , menjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerezve , autoparlantet e radiove e magnetofoneve, renia pa vend e burive te automjeteve ne rruge, banesa , plazhe e mjedise te tjera publike, qe sjellin shqetesime per te tjeret.
- Te marre masa per ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerezish, si ne tregje , panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, ne kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte te kultit dhe ne mjedise te tjera publike.
- Te inspektoje respektimin e dispozitave ligjore qe rregullojne veprimtarine e shit-blerjes ne mjediset publike.
- Te kujdeset per respektimin e orarit te sherbimit te njesive tregtare , bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave te fatit te objekteve te tjera me veprimtari publike, si dhe per zbatimin nga ana e tyre te rregulloreve apo urdherave te nxjerra nga Kryetari i bashkise.
- Te kontrolloje marrjen e masave te sigurise qe parandalojne fatkeqesite e ndryshme natyrore si dhe te ndihmoje ne kapercimin e tyre duke u dhene gjithashtu ndihme te demtuareve ne rast urgjence.
- Te marre masa te perkohshme ndaj te semureve psikike ne gjendje te rende, qe krijojne shqetesime per rendin publik.
- Te kujdeset per ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre te paligjshme ose te paautorizuara.
Kopetencat qe i jep kodi ligjor policise bashkiake
Ligji per organizimin dhe funksionimin e policise te bashkise dhe te komunes.
Ligji per vendosjen e gjobave ndaj qytetarave dhe personave fizik dhe juridik qe demtojne sinjalistiken dhe rruget ne qytet.
Ligji mbi vendosjen e gjobave per ndotjen e mjedisit.
|