|
Shkolla e re e mesme ne qytet |
|
|
|
|
Eshte gati projekti per ndertimin e nje shkolle te mesme te re ne qytetin e Lushnjes. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka miratuar nje fond prej 65 milione leke te reja per ndertimin e godines tre kateshe , e cila do te jete me 24 klasa. Projekti eshte gati dhe po pritet miratimi I sheshit nga Drejtoria e Urbanistikes dhe me pas do filloje investimi i ndertimit te objektit, qe eshte edhe nje nga objektivat e qeverisjes vendore per vitin 2007. Eshte planifikuar qe hapja e themeleve te filloje sa me shpejt te jete e mundur dhe deri ne fund te vitit do te investohen rreth 20 milione leke. Brenda 6-mujorit te pare te vitit te ardhshem duhet te perfundoje krejt ndertimi. Bashke me investimin e fondit Grant te qeverise, nje peshe te konsiderueshme te financimit do te mbaje Bashkia e qytetit, si dhe donacione te tjera, te cilat kane konfirmuar qe tani ndihmen e tyre per zhvillimin dhe modernizimin e arsimit ne Lushnje. Shkolla e mesme do te paiset me infrastrukturen e nevojshme teknike duke u krijuar nxenesve mundesi njohjeje praktike dhe te drejtperdrejte gjate zhvillimit te programeve mesimore ne klase dhe ne shkolle.
|